Lajm i keq për LDK-në, ndryshojnë llogaritë politike

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon procesi i numërimit të votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës jashtë vendit.

Sipas të dhënave të deritanishme, pasi janë numëruar rreth 70 për qind e votave nga ambasadat dhe konsullatat, Lëvizja Vetëvendosje ka rritur epërsinë e saj, duke siguruar 50 mandate në Kuvendin e Kosovës. Ky rezultat ka ndikuar në uljen e numrit të mandateve të Partisë Demokratike të Kosovës nga 24 në 23.

Rezultatet paraprake tregojnë se LVV-ja ka marrë 299.526 vota, ose 43.62 për qind të totalit të votave të numëruara deri më tani, duke u përkthyer në 50 ulëse parlamentare.

Ndërkohë, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka pësuar rënie në numrin e mandateve, duke kaluar nga 20 në 19 deputetë. Procesi i numërimit vazhdon dhe rezultatet mund të pësojnë ndryshime deri në përfundimin e plotë të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *