Skip to content

Lajm i madh për Ervin Salianjin, Berisha e bën publik deklaratën e fundit

 

Sali Berisha ka reaguar për herë të parë lidhur me takimin që Ervin Salianji zhvilloi një ditë më parë në Tiranë me një grup mbështetësish dhe simpatizantësh.

Kreu i Partisë Demokratike minimizoi pjesëmarrjen në këtë aktivitet, duke deklaruar se të pranishmit nuk përfaqësonin strukturat apo anëtarësinë e PD-së.

“Le të themi të vërtetën. Ata që ishin aty janë larguar prej kohësh nga Partia Demokratike ose nuk kanë qenë kurrë pjesë e saj. Asnjë demokrat që ndjek linjën zyrtare të PD-së nuk ishte i pranishëm”, u shpreh Berisha.

Ndërkohë, deklaratat e tij janë interpretuar si një sinjal i qartë edhe për figura të tjera demokrate që morën pjesë në takimin e Salianjit, mes tyre edhe Hysen Kadiu, një nga kandidatët më të votuar në primaret e PD-së në Qarkun e Tiranës.

Berisha theksoi se mbështetja për Salianjin përbën një qëndrim në kundërshtim me Partinë Demokratike.

“Kushdo që ndjek Salianjin, zgjedh të ndahet nga PD-ja. Këto nuk janë thjesht kritika, por veprime konkrete kundër Partisë Demokratike”, deklaroi ai.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *