Skip to content

Lajm i mirë për shqiptarët: Ky shtet europian pranon marrëveshjen për njohjen e pensioneve

Shqipëria pritet të zgjerojë rrjetin e marrëveshjeve për njohjen e pensioneve, pasi qeveria ka miratuar një projektvendim për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Poloninë.

 

Ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi pas mbledhjes së qeverisë se, me këtë marrëveshje, numri i marrëveshjeve të nënshkruara në fushën e sigurimeve shoqërore arrin në 17. Ajo bëri të ditur gjithashtu se janë në proces negociimi edhe katër marrëveshje të tjera, mes tyre edhe me Slloveninë.

 

Sipas Ibrahimajt, këto marrëveshje kanë rëndësi të veçantë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, pasi u mundësojnë qytetarëve që vitet e punës dhe kontributet e sigurimeve shoqërore të njihen edhe kur kanë punuar në Shqipëri dhe në shtete të tjera.

 

Ndërkohë, ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi se qeveria ka propozuar ndryshime në tre ligje të sistemit financiar, me synim modernizimin e tij dhe përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Sipas tij, ndryshimet do të sjellin përfitime për qytetarët, duke ulur kostot e transaksioneve financiare dhe duke forcuar mbrojtjen e konsumatorëve.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *