Skip to content

Lajm i papritur/ Shqipëria sjell shërbimin e ri që do të jetë FALAS

Lajm i mirë për qytetarët dhe turistët: Wi-Fi falas tashmë në të 61 bashkitë e Shqipërisë

Të 61 bashkitë e Shqipërisë kanë përfunduar instalimin e pikave të internetit publik falas në kuadër të iniciativës “WiFi4WB”, të mbështetur nga Bashkimi Europian dhe Gjermania.

Nga zonat malore deri në qytetet bregdetare dhe nga qendrat e mëdha urbane te bashkitë më të vogla, qytetarët dhe vizitorët mund të përdorin rrjete publike Wi-Fi pa pagesë.

I ngarkuari me punë i Bashkimit Europian në Shqipëri, Andre Rizzo, e cilësoi projektin si një hap konkret në procesin e afrimit të Shqipërisë me standardet digjitale europiane.

Sipas tij, iniciativa synon të rrisë përfshirjen digjitale, të përmirësojë ndërlidhjen dhe ta afrojë Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor me ekosistemin digjital të Bashkimit Europian.

Wi-Fi falas në gjithë Ballkanin Perëndimor

Programi “WiFi4WB” synon të krijojë pika publike Wi-Fi falas në deri në 500 bashki në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Nisma është ndërtuar mbi modelin WiFi4EU, përmes të cilit Bashkimi Europian ka financuar krijimin e rrjeteve publike Wi-Fi në mijëra bashki të vendeve anëtare.

Me përfundimin e pikave të internetit në të gjitha bashkitë shqiptare, qytetarët dhe turistët kanë tashmë një mundësi të re për të pasur akses falas në internet në hapësirat publike.

Published inNews Shqip