Skip to content

Lëkundje të forta në vendin fqinj! Zbardhen magnituda dhe epiqendra e tërmetit

Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në Greqi, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës, por pa pasoja në njerëz.

Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik, lëkundjet sizmike u ndjenë në mesditën e së dielës, me epiqendër rreth 20 kilometra në perëndim të ishullit të Kasosit. Thellësia fokale e tërmetit është vlerësuar në 10 kilometra.

Deri tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa autoritetet lokale po monitorojnë situatën për të vlerësuar nëse ka pasur dëme materiale.

Lëkundjet kanë shkaktuar momente paniku te disa qytetarë, megjithatë situata është paraqitur e qetë dhe nuk janë shënuar incidente të tjera.

Greqia është një nga vendet me aktivitetin sizmik më të lartë në Evropë, për shkak të pozicionit të saj gjeologjik në zonën e takimit të pllakave tektonike.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *