Një i moshuar nga Pogradeci ka pritur për rreth 5 orë jashtë rezidencës qeveritare, në pritje të përfundimit të mbledhjes së Partisë Socialiste me drejtuesit politikë.
Në një prononcim për Euronews Albania, ai tregoi se kishte vendosur të priste kryeministrin Edi Rama për ta falënderuar personalisht, pasi sipas tij, problematikat dhe shqetësimet që kishte ngritur ishin zgjidhur me ndërhyrjen e institucioneve.
I moshuari tha se dëshironte të takonte edhe kryetarin e Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, të cilin e falënderoi për zgjidhjen e problemeve të tij.
I pyetur nëse do të qëndronte aty deri në përfundim të takimit, ai u shpreh i vendosur se po, duke theksuar se dëshironte vetëm një gjë: ta përqafonte kryeministrin si shenjë mirënjohjeje.
“Do ta përqafoj njëherë, kaq. Do rri”, u shpreh ai.
