Skip to content

Marta Kos vendos theksin te ligjet kyçe: Zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike ndikojnë në integrimin europian

Marta Kos: Shfuqizimi i ligjeve për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike, hap i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, deklaroi gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri–BE se Bashkimi Evropian dhe Shqipëria kishin arritur një dakordësi për ndryshimin e dy ligjeve të debatueshme, përpara nisjes së protestave në vend.

Sipas saj, gjatë këtij viti pritet të shfuqizohen ndryshimet e bëra në vitin 2024 në ligjin për zonat e mbrojtura, si dhe ligji për investimet strategjike. Kos theksoi se këto ndërhyrje janë të nevojshme për përputhjen e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian.

Komisionerja u shpreh se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE nuk është në rrezik dhe si dëshmi për këtë përmendi mbylljen e tre kapitujve negociues gjatë konferencës.

Ajo nënvizoi se mbrojtja e mjedisit është një nga kriteret kryesore të anëtarësimit dhe se ndryshimet ligjore lidhen me Kapitullin 27, që përfshin politikat mjedisore.

“Përpara se të nisnin protestat, kishim rënë dakord me Shqipërinë që gjatë këtij viti të shfuqizoheshin ndryshimet në ligjin e vitit 2024 për zonat e mbrojtura dhe ligji për investimet strategjike. Këto hapa janë të nevojshëm për të përmbyllur procesin e integrimit në BE dhe do të inkurajoja autoritetet shqiptare që t’i ndërmarrin sa më shpejt”, deklaroi Kos.

Duke folur për protestat, ajo tha se ato janë pjesë e demokracisë dhe se mënyra se si trajtohen ato tregon nivelin e proceseve demokratike në një vend. Kos i bëri thirrje qeverisë shqiptare të marrë në konsideratë shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *