Ministria e Arsimit ka bërë publik kalendarin zyrtar për vitin shkollor 2026-2027, ku përcaktohen datat e fillimit dhe përfundimit të mësimit, pushimet shkollore, si dhe afatet për zhvillimin e provimeve kombëtare.
Sipas kalendarit, viti i ri shkollor do të nisë më 14 shtator 2026, datë kur nxënësit do t’i rikthehen bankave të shkollës pas pushimeve verore.
Për maturantët, procesi mësimor do të përfundojë më 4 qershor 2027, për t’u lënë kohë për përgatitjen dhe zhvillimin e Provimeve të Maturës Shtetërore.
Ndërsa për nxënësit e tjerë të arsimit parauniversitar, viti shkollor do të mbyllet më 18 qershor 2027.
Ministria thekson se kalendari përfshin edhe organizimin e procesit mësimor përgjatë gjithë vitit, periudhat e pushimeve, si dhe afatet e përcaktuara për zhvillimin e provimeve kombëtare.

Be First to Comment