Reperi shqiptar Noizy ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, duke paralajmëruar ndjekësit për profile dhe faqe të rreme që përdorin emrin dhe imazhin e tij për të promovuar kazino online.
“Të gjitha faqet që po shfaqen në emrin tim lidhur me casino online janë fallco. Të pavërteta. Mos i besoni, mos klikoni, sepse janë mashtrime të gjitha”, ka shkruar ai.
Përmes këtij mesazhi, Noizy u ka bërë thirrje fansave të jenë të kujdesshëm dhe të mos ndërveprojnë me këto faqe, duke theksuar se ato nuk kanë asnjë lidhje me të dhe se synojnë të mashtrojnë përdoruesit.
