Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar kalendarin zyrtar për vitin shkollor 2026–2027, duke përcaktuar datat e fillimit dhe përfundimit të mësimit, periudhat e pushimeve, si dhe afatet për provimet kombëtare.
Sipas kalendarit të miratuar, viti i ri shkollor do të nisë më 14 shtator 2026, kur nxënësit do t’u rikthehen bankave pas pushimeve verore.
Për maturantët, procesi mësimor do të përfundojë më 4 qershor 2027, ndërsa për nxënësit e tjerë të arsimit parauniversitar, viti shkollor do të vijojë deri më 18 qershor 2027.
Kalendari përfshin gjithashtu periudhat e pushimeve dimërore dhe pranverore, si dhe afatet e parashikuara për provimet kombëtare dhe aktivitetet e tjera arsimore.
Publikimi i këtyre datave u mundëson shkollave, mësuesve, nxënësve dhe prindërve të planifikojnë më herët angazhimet gjatë vitit të ri shkollor.
