Skip to content

Misteri i gurit që tronditi Shqipërinë, çfarë u zbulua në Kabash?

Misteri i “Gurit të Kabashit”, dokumentet e vitit 1929 zbulojnë interesin e autoriteteve shqiptare

Një seri dokumentesh arkivore të vitit 1929 hedhin dritë mbi një rast të pazakontë në zonën e Kabashit të Pukës, ku autoritetet e kohës raportuan për ekzistencën e një guri gjigant me tipare të veçanta, i cili ngjalli interes jo vetëm në nivel lokal, por edhe në institucionet qendrore të shtetit shqiptar.

Sipas raporteve të ruajtura në Arkivin Qendror Shtetëror, bëhej fjalë për një masiv guri me përmasa të mëdha, i përshkruar si i punuar nga dora e njeriut dhe i mbuluar me dhjetëra zgavra të vogla në formë filxhanësh dhe gotash. Përshkrimi i pazakontë dhe gojëdhënat që e shoqëronin bënë që autoritetet të kërkonin verifikime të mëtejshme mbi origjinën dhe vlerën e tij.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *