Skip to content

Mjeku i njohur zbulon arsyen/ Pse disa meshkuj shqiptarë përballen me probleme me ereksionin

Mjeku ngre alarmin: Problemet e ereksionit po shtohen te meshkujt e rinj, ja faktorët që ndikojnë

Një diskutim në studion e emisionit “Aldo Morning Show” në Tv Klan ka sjellë në vëmendje një temë delikate që shpesh mbetet jashtë diskutimit publik: vështirësitë seksuale dhe problemet me ereksionin te meshkujt shqiptarë.

Mjeku gjinekolog Avenir Balili tha se këto problematika nuk duhen parë vetëm si çështje fizike, pasi në shumë raste mund të ndikohen edhe nga faktorë psikologjikë dhe mënyra e jetesës.

Sipas tij, ndër faktorët që mund të ndikojnë janë konsumimi i substancave narkotike, ndryshimet sociale dhe kulturore, si dhe ekspozimi i shpeshtë ndaj materialeve pornografike.

“Meshkujt sot kanë më shumë probleme me impotencën sesa me aftësinë riprodhuese. Edhe te meshkujt shqiptarë këto probleme janë të pranishme. Disa i shprehin, ndërsa të tjerë zgjedhin t’i fshehin”, u shpreh Balili.

I pyetur për shkaqet, mjeku përmendi disa faktorë që, sipas tij, mund të kenë ndikim në shëndetin seksual, duke përfshirë përdorimin e drogave dhe ekspozimin ndaj pornografisë.

Sa i përket pornografisë, Balili argumentoi se konsumimi i shpeshtë mund të ndikojë në mënyrën se si të rinjtë e perceptojnë seksualitetin dhe marrëdhëniet intime.

“Sek­si është shumë i lidhur me aspektin psikologjik. Në raste të caktuara, ndikimi psikologjik mund të jetë i fortë dhe të shndërrohet në një lloj obsesioni”, deklaroi ai.

Diskutimi solli në vëmendje nevojën për më shumë informim mbi shëndetin seksual dhe për të mos i trajtuar këto probleme si tabu, pasi faktorët që ndikojnë mund të jenë të ndryshëm dhe jo gjithmonë lidhen vetëm me aspektin fizik.

Published inNews Shqip