Skip to content

Tragjedi në Tiranë/ Makina përplas këmbësoren, gruaja humb jetën në aksident

Aksident tragjik në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Misto Mames në Tiranë, ku një person ka humbur jetën.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 18:30. Një automjet, që drejtohej nga një 23-vjeçar me inicialet O.V., ka përplasur një këmbësor rreth 55 vjeç, me inicialet D.P.

Pavarësisht ndërhyrjes, këmbësori nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga shërbimet e policisë, ndërsa vijojnë procedurat për dokumentimin e ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën e plotë të aksidentit dhe për të zbardhur shkaqet që çuan në përplasjen fatale.

Published inNews Shqip