Shumë njerëz e lënë karikuesin të lidhur në prizë edhe kur nuk po karikojnë telefonin, duke menduar se kjo nuk paraqet asnjë problem. Megjithatë, ekspertët këshillojnë që ky zakon të shmanget, pasi mund të sjellë pasoja të panevojshme.
Më poshtë janë 3 arsyet kryesore pse nuk duhet ta lini karikuesin në prizë kur nuk është në përdorim.
1. Konsumon energji elektrike edhe kur nuk karikon telefonin
Edhe pse sasia e energjisë që harxhon është e vogël, karikuesi vazhdon të tërheqë energji sa herë që mbetet i lidhur me prizën. Me kalimin e kohës, ky konsum i vazhdueshëm mund të ndikojë në rritjen e faturës së energjisë elektrike, sidomos nëse në shtëpi ka disa karikues ose pajisje të lëna vazhdimisht në prizë.
🔌 Për siguri më të madhe dhe për të kursyer energji, hiqeni karikuesin nga priza sa herë që nuk e përdorni.

Be First to Comment