Skip to content

Publikohet kalendari zyrtar për vitin shkollor 2026-2027, këto janë datat kryesore

Ministria e Arsimit ka publikuar kalendarin zyrtar për vitin shkollor 2026-2027, duke përcaktuar datat e fillimit dhe përfundimit të mësimit, si edhe periudhat e pushimeve dhe zhvillimit të provimeve kombëtare.

 

Sipas kalendarit të miratuar, viti i ri shkollor do të nisë më 14 shtator 2026, kur nxënësit do t’u rikthehen bankave të shkollës pas pushimeve verore.

 

Për maturantët, procesi mësimor do të përfundojë më 4 qershor 2027, për t’u lënë vend provimeve të Maturës Shtetërore.

 

Ndërsa për të gjithë nxënësit e tjerë, viti shkollor do të mbyllet zyrtarisht më 18 qershor 2027.

 

Ministria thekson se kalendari përfshin gjithashtu organizimin e procesit mësimor gjatë gjithë vitit, periudhat e pushimeve shkollore, si dhe afatet për zhvillimin e provimeve kombëtare.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *