Shumë persona nuk e dinë se edhe ruteri i internetit mund të ndikojë ndjeshëm në faturën e energjisë elektrike, sidomos kur qëndron i ndezur 24 orë në ditë.
Edhe pse konsiderohet një pajisje e vogël, ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i vazhdueshëm i energjisë nga ruteri mund të arrijë nivele të ngjashme me disa pajisje shtëpiake që përdoren çdo ditë.
Për këtë arsye, rekomandohet që gjatë blerjes së një ruteri të ri, qytetarët të kontrollojnë efikasitetin energjetik dhe të zgjedhin modele që konsumojnë më pak energji, si gjatë përdorimit ashtu edhe në gjendje pritjeje.
Sipas ekspertëve të mjedisit në Gjermani, në rastet kur ruteri duhet të qëndrojë i ndezur për shkak të linjës telefonike, alternativa më e mirë është çaktivizimi i internetit me valë gjatë natës ose kur nuk përdoret.
Kjo jo vetëm që ndihmon në kursimin e energjisë elektrike, por mund të zgjasë edhe jetën e pajisjes.