Larja e rrobave në temperatura të ulëta, si 30–40°C, mund të paraqesë rrezik për shëndetin tuaj nëse nuk bëhet si duhet.
Ekspertët paralajmërojnë se bakteret e dëmshme, si Escherichia coli, mund të mbijetojnë në rroba kur ato lahen në temperatura të ulëta dhe të përhapen lehtësisht.
Edhe pse ky bakter gjendet normalisht në organizëm, disa forma të tij mund të shkaktojnë infeksione urinare dhe probleme në zorrë, që në raste të rënda mund të bëhen serioze.
Larja me 30°C shpesh zgjidhet për kursim energjie dhe kohë më të shkurtër, por duhet pasur parasysh se bakteret jetojnë në temperaturën e trupit (rreth 37°C), ndaj për t’i eliminuar nevojiten temperatura më të larta.
Megjithatë, edhe larja në 60°C apo 90°C nuk garanton gjithmonë eliminimin e plotë të baktereve, sidomos nëse rrobat janë shumë të ndotura ose makina e larjes nuk është e pastër.
Për higjienë më të mirë, rekomandohet:
Këllëfi i jastëkut të lahet çdo 5 ditë
Çarçafët çdo 10 ditë
Dhe gjithmonë në temperatura mbi 60°C
Kujdesi i duhur gjatë larjes së rrobave është një hap i rëndësishëm për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe të familjes.