Moti sot në Shqipëri do të jetë përgjithësisht i qëndrueshëm dhe me intervale të gjata me diell. Vranësirat do të jenë të pakta dhe kryesisht kalimtare, më të pranishme në zonat malore.
Në jug dhe në disa zona me reliev të lartë nuk përjashtohen reshje të lehta dhe të përkohshme.
Gjatë orëve të para të mëngjesit, në disa lugina dhe zona malore mund të krijohet mjegull ose mjegullinë, duke ulur përkohësisht dukshmërinë.
Temperaturat do të jenë relativisht të freskëta në mëngjes, ndërsa gjatë ditës pritet një rritje e tyre. Maksimumet do të arrijnë rreth 28°C në pjesën më të madhe të territorit.
Në Tiranë, temperaturat pritet të lëvizin nga rreth 12°C në mëngjes deri në 26°C gjatë ditës.
