Skip to content

Nafta bie ndjeshëm, ja çfarë po ndodh me çmimet

Një ngjarje tragjike ka tronditur një shkollë fillore në Sllovaki, ku një 13-vjeçare ka ndërruar jetë pas plagëve të marra në një sulm me thikë.

 

Vajza u plagos të martën në shkollën fillore në fshatin Staškov, në rajonin e Çadcës. Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur kryetari i Parlamentit të Sllovakisë, Richard Raši.

 

13-vjeçarja është viktima e dytë e sulmit. Një mësuese 61-vjeçare humbi jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër mësuese, e cila gjithashtu mbeti e plagosur, po merr trajtim në spital.

 

Sipas autoriteteve, i dyshuari për sulmin është një nxënës 13-vjeçar i klasës së tetë. Ai u arrestua pas ngjarjes dhe më pas u dërgua në një institucion psikiatrik.

 

Policia ka nisur një hetim të plotë për të përcaktuar rrethanat dhe motivin e sulmit. Në hetime janë përfshirë ekspertë të fushave të ndryshme dhe janë marrë në pyetje disa dëshmitarë.

 

Autoritetet sllovake kanë deklaruar se për momentin nuk do të bëhen publike detaje të tjera mbi motivin e mundshëm apo veprimet hetimore, për të mos ndikuar në zhvillimin e procedurës penale.

Published inNews Shqip