Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Nafta Shtrenjtohet Sërish – Ja Çmimi i Ri për Litër!

Posted on March 9, 2026 by admin

Nafta shtrenjtohet sërish në Tiranë, arrin në 189 lekë për litër

 

Çmimi i naftës në tregun e pakicës në Tiranë ka shënuar një tjetër rritje, duke arritur deri në 189 lekë për litër. Krahasuar me periudhën para nisjes së sulmeve në Lindjen e Mesme, nafta është shtrenjtuar me rreth 14 lekë për litër.

 

Sipas një vëzhgimi të kryer nga Monitor, në disa pika karburanti çmimi është rritur sërish me 7 lekë për litër. Nga 182 lekë që ishte të premten (6 mars), sot në disa pika çmimi ka arritur në 189 lekë për litër.

 

Një nga çmimet më të larta është regjistruar në një pikë të kompanisë “Elda” pranë zonës së Oxhakut në Tiranë, ku nafta po tregtohet me 189 lekë për litër.

 

Ndërkohë, rritje është vërejtur edhe tek benzina. Në një pikë të kompanisë “Coral” pranë zonës “Casa Italia”, benzina është shitur me 186 lekë për litër, ndërsa nafta me 181 lekë për litër.

 

Në disa pika të tjera çmimet kanë mbetur të pandryshuara. Për shembull, në një pikë të kompanisë “Gega” pranë Tregut Ushqimor, nafta vazhdon të shitet me 182 lekë për litër, i njëjti çmim që nga dita e premte.

 

Edhe përgjatë autostradës nuk ka pasur ndryshime të mëdha. Në një pikë të kompanisë “Kastrati” në Vorë, nafta tregtohet me 182 lekë për litër, ndërsa një pikë e “Alpet” pranë rrugës dytësore të autostradës e mban po në këtë nivel çmimin.

 

Rritja e çmimeve të karburanteve në tregun e pakicës nisi më 4 mars, kur nafta u rrit me 4 lekë për litër, nga 175 lekë në 179 lekë për litër. Ky çmim prej 175 lekësh kishte mbetur i pandryshuar që nga tetori i vitit 2024.

 

Më pas, më 6 mars, çmimi u rrit sërish me 3 lekë, duke arritur në 182 lekë për litër.

 

Rritja e fundit lidhet me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare. Mbrëmjen e djeshme çmimi i naftës në bursat e huaja arriti në rreth 100 dollarë për fuçi, ndërsa mëngjesin e sotëm u rrit në 103 dollarë për fuçi.

 

Para nisjes së sulmeve në Lindjen e Mesme, nafta në bursat ndërkombëtare tregtohej rreth 65 dollarë për fuçi.

Burimi: Monitor

Post Views: 61

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • SHBA–Paraguaj hyn në histori, ja si u aplikua rregulli i ri i VAR-it
  • Refuzoi të Shiste Kasollen Pas Shitjes së Shtëpisë, Por Askush Nuk E Priste Çfarë Fshihej Brenda
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ndryshojnë nafta dhe benzina
  • Lajm i keq për LDK-në, ndryshojnë llogaritë politike
  • Detaje nga ngjarja e rëndë: Babë e bir ekzekutohen, publikohen emrat

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme