Skip to content

Ndodh në Tiranë! Të resë nuk “i premtoi koha” për të lindur në maternitet, sjell në jetë fëmijën te Spitali i Traumës

Një rast i pazakontë ka ndodhur së fundmi në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku një grua shtatzënë u paraqit për ndihmë mjekësore, pasi kjo ishte struktura spitalore më e afërt.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se stafi mjekësor i Spitalit Universitar të Traumës reagoi menjëherë, duke koordinuar situatën me ekipin e Maternitetit “Koço Gliozheni”. Mjekët e Traumës i ofruan gruas kujdesin e nevojshëm dhe menaxhuan situatën deri në mbërritjen e ekipit të specializuar të maternitetit.

Falë ndërhyrjes në kohë, bashkëpunimit mes ekipeve mjekësore dhe koordinimit ndërinstitucional, nëna dhe foshnja ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë thekson se prioritet i strukturave shëndetësore mbetet siguria dhe shëndeti i pacientëve, përmes ndërhyrjeve në kohë dhe në përputhje me protokollet mjekësore.

Published inNews Shqip