Skip to content

Në kulmin e protestave, Rama sfidon studentët: “S’ka forcë në botë që më rrëzon…”

Në një moment kur protestat e studentëve dhe të rinjve vijojnë në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke publikuar një mesazh për Shqipërinë.

 

Edhe pse nuk i është referuar drejtpërdrejt protestës, fjalët e tij vijnë në një klimë të tensionuar politike dhe shoqërore, teksa qytetarët vijojnë tubimet dhe marshimet në kryeqytet.

 

“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, shkruan Rama.

 

Mesazhi i kryeministrit publikohet në një kohë kur studentë, gjimnazistë dhe qytetarë janë mbledhur në disa zona të Tiranës, ndërsa protestuesit kanë marshuar edhe drejt institucioneve qendrore.

 

Protestat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë, ndërsa situata mbetet në vëmendjen e opinionit publik.

Published inNews Shqip