Skip to content

‘Nesër live’! Rama paralajmëron deklarata për çështjen e Zvërnecit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në Zvërnec, ku protestat kundër projektit të planifikuar në zonë u shoqëruan me incidente dhe përplasje.

Përmes një deklarate publike, Rama vlerësoi reagimin e strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit, duke theksuar se masat e marra pas ngjarjes ishin të shpejta dhe të përshtatshme.

Ai përgëzoi drejtuesit e policisë për mënyrën se si trajtuan rastin, si ndaj punonjësve të sigurisë private të përfshirë në incident, ashtu edhe ndaj drejtuesve vendorë të policisë në Vlorë.

Sipas kryeministrit, politika e tolerancës zero ndaj çdo veprimi që cenon besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit është qasja e duhur dhe duhet të zbatohet pa përjashtim.

Rama bëri të ditur gjithashtu se do të japë më shumë detaje lidhur me projektin në Zvërnec dhe debatet që e kanë shoqëruar atë, në një komunikim publik të planifikuar për ditën e nesërme.

“Për vetë projektin dhe për të gjitha të vërtetat e të pavërtetat që po qarkullojnë rreth tij, do të flas më gjerësisht nesër, në orën 10:00, në një komunikim të hapur për të gjithë të interesuarit”, u shpreh kryeministri.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *