Skip to content

Ngjarje e rëndë në Kamëz, fqinji qëllon me armë dhe plagos 30-vjeçaren!

Plagosja e 30-vjeçares në Kamëz, policia zbardh ngjarjen: U qëllua aksidentalisht nga një 73-vjeçar

Policia ka zbardhur plagosjen e ndodhur pasditen e sotme në Kamëz, ku e lënduar mbeti një 30-vjeçare.

Rreth orës 15:30, shërbimet e policisë morën njoftim se në poliklinikën e Kamzës ishte paraqitur për mjekim shtetasja me inicialet E. L., rreth 30 vjeçe.

Menjëherë në vendngjarje u dërgua grupi hetimor për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar autorin e dyshuar.

Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe shoqërimi në komisariat i shtetasit N. Sh., rreth 73 vjeç, banues në Laknas, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i moshuari ka qëlluar me armë gjahu për të larguar një kafshë, por një saçmë ka goditur aksidentalisht në faqe 30-vjeçaren, e cila ndodhej në oborrin e banesës së xhaxhait të saj në Laknas.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore, e reja është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.

Published inNews Shqip