Skip to content

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 44-vjeçari mbetet i plagosur nga të shtënat me armë

 

Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një ngjarjeje të ndodhur në fshatin Sevaster të Vlorës, ku dyshohet se është përdorur armë zjarri.

Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri është identifikuar si Shpati Kamberaj. Ai është transportuar me urgjencë për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë efektivët e Policisë dhe ekipet e emergjencës.

Policia ka rrethuar zonën dhe po kryen veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si edhe për të identifikuar dhe kapur personin ose personat e përfshirë.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *