Para tragjedisë së rëndë në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku humbën jetën dy të rinj nga Kosova, detaje të reja ka ndarë gazetarja shqiptare Ledina Jakimi.
E ftuar në emisionin “Ora 7”, ajo tregoi se menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, qytetarë nga Lezha dhe pushues që ndodheshin në zonë u mobilizuan për t’u ardhur në ndihmë të rinjve, duke hyrë në det me mjete lundruese.
“Sapo është dhënë alarmi, qytetarë të Lezhës dhe pushues të rastit kanë hyrë me jet ski në det në përpjekje për t’i shpëtuar. Pas kërkimeve, ata arritën t’i nxjerrin nga uji, por fatkeqësisht të dy u gjetën pa shenja jete”, tha Jakimi.
Sipas saj, në momentin e ngjarjes kushtet atmosferike kanë qenë të paqëndrueshme, ndërsa deti karakterizohej nga dallgë të mëdha. Megjithatë, ajo theksoi se nuk kishte pasur asnjë paralajmërim për pushuesit që të shmangnin hyrjen në ujë.
“Në bregdet moti ishte i paqëndrueshëm dhe kishte dallgë të forta. Pavarësisht kësaj, nuk pati njoftime që të paralajmëronin qytetarët të mos hynin në det. Për më tepër, në atë zonë mungonte edhe një kullë vrojtimi”, u shpreh ajo.