Skip to content

Luiz Ejlli në protestën e Tiranës, mesazhi i tij tërheq vëmendjen në rrjet

Ish-fituesi i “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas një postimi të publikuar gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë.

Në videon e ndarë me ndjekësit e tij shihen protestues që marshojnë me flamuj kuqezi, ndërsa postimi shoqërohet me një mesazh të fortë:

“Kjo është opozita e vërtetë, jo ajo që flet nga studiot apo rrjetet sociale. Kjo është opozita që më përfaqëson mua dhe çdo shqiptar që nuk hesht përballë padrejtësive!”

Publikimi është përhapur me shpejtësi në platforma të ndryshme sociale, duke gjeneruar komente dhe reagime të shumta. Shumë ndjekës e kanë interpretuar mesazhin si një mbështetje të qartë të këngëtarit për protestën dhe kauzat e ngritura gjatë saj.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *