Skip to content

Policia në aksion, bllokohen rrugët e qytetit dhe nis kërkimi për një person

Kontrolle të shtuara në Vlorë, Policia ndalon automjete dhe verifikon personat

Policia ka shtuar kontrollet në disa prej akseve kryesore të qytetit të Vlorës, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë gjatë fundjavës.

Një prej pikave të kontrollit është vendosur në rrethrrotullimin e Transballkanikes, ku efektivët ndalojnë automjete dhe kryejnë verifikime ndaj drejtuesve dhe pasagjerëve.

Në fokus të veçantë janë automjetet me xhama të zinj, ndërsa policia po kryen edhe verifikimin e identitetit të personave që udhëtojnë në to. Kontrollet synojnë evidentimin e personave në kërkim, si dhe parandalimin e rasteve të posedimit të paligjshëm të armëve.

Kontrolle të ngjashme po zhvillohen edhe në pika të tjera të qytetit, ku është shtuar prania e efektivëve në rrugët kryesore.

Sipas masave të ndërmarra, kontrollet kanë për qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme, identifikimin dhe kapjen e personave të kërkuar, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë fundjavës.

Published inNews Shqip