Arrestohet në Vitomiricë një imam i njohur, pritet konfirmimi nga Policia e Kosovës
Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë orëve të pasdites një person në Vitomiricë të Pejës, i cili sipas raportimeve është një predikues i njohur i fesë islame.
Sipas burimeve të raportuara nga IndeksOnline, personi i arrestuar dyshohet të jetë Elvedin Peziç, imam i njohur në komunitetin boshnjak.
Peziç është aktiv në rrjetet sociale dhe ndiqet nga një numër i madh personash, ndërsa në platformat online publikon rregullisht ligjërata me përmbajtje fetare.
Deri në këto momente, Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje zyrtare lidhur me arsyen e arrestimit.
Pritet që autoritetet të japin më shumë informacion për rastin dhe rrethanat që kanë çuar në arrestimin e tij.

