Skip to content

Paguan 80 mijë lekë për taksinë drejt një hoteli në Fier, por ajo që ndodh në dhomë trondit pronarin

Denoncimi i taksistit: E reja udhëtoi nga Tirana në Fier, dyshohet se nuk pagoi 80 mijë lekët e shërbimit

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një rast të pretenduar të mospagesës së shërbimit të taksisë, pas një udhëtimi nga Tirana drejt Fierit.

Sipas denoncuesit, një vajzë e re ka marrë një taksi për të udhëtuar drejt Fierit, ndërsa kostoja e shërbimit ka qenë rreth 80 mijë lekë të vjetra.

Ai pretendon se, pasi mbërritën në destinacion, e reja i kërkoi shoferit të priste pranë një hoteli, duke i thënë se pagesa do të kryhej më vonë. Shoferi ka pritur rreth 40 minuta, por në vend të pagesës ka marrë një mesazh ku, sipas tij, vajza i ka thënë se shumën do ta paguante një person tjetër.

Denoncuesi pretendon se pagesa nuk u krye as më pas. Disa ditë më vonë, ai ka kontaktuar sërish me të renë, e cila i ka premtuar se do t’ia jepte paratë brenda dy ditësh. Megjithatë, sipas tij, pas këtij komunikimi ajo e ka bllokuar.

Qytetari kërkon që rasti të bëhet publik, me shpresën se shuma e papaguar do të rikthehet dhe se raste të tilla nuk do të përsëriten.

Në denoncimin e tij, ai ka ngritur gjithashtu pretendime të tjera lidhur me sjelljen e vajzës, por këto mbeten deklarata të tij dhe nuk janë të verifikuara në mënyrë të pavarur.

Denoncimi i qytetarit:

“Përshëndetje! Punoj për një kompani taksish dhe dëshiroj të denoncoj një rast ku një vajzë mori taksi nga Tirana në Fier, me një kosto prej 80 mijë lekësh të vjetra, por pasi mbërriti në destinacion nuk e kreu pagesën.

E lashë pranë një hoteli dhe më kërkoi të prisja, duke më thënë se do të paguante pasi të mbaronte. Pas rreth 40 minutash më dërgoi një mesazh. Të martën më shkroi përsëri se do të m’i jepte paratë brenda dy ditësh, por më pas më bëri bllok.

Published inNews Shqip