Skip to content

Pamje të rënda nga protesta/ Protestuesi pëson lëndim në këmbë gjatë ndërhyrjes së policisë, e shoqërojnë 10 efektivë (Video)

Pamje të rënda janë publikuar nga protesta e sotme në Tiranë, ku një student shihet i lënduar rëndë pas përplasjes me efektivët e policisë.

 

Sipas raportimeve, i riu dyshohet se ka pësuar thyerje të këmbës, ndërsa në pamjet e publikuara shihet në gjendje të rënduar dhe në pamundësi për të lëvizur vetë. Ai transportohet nga disa efektivë policie.

 

Ngjarja vjen në një moment kur protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes studentëve dhe forcave të rendit. Gjatë tubimit janë përdorur edhe gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për shpërndarjen e turmës.

 

Pamjet kanë ngritur pikëpyetje mbi rrethanat e incidentit dhe mënyrën e ndërhyrjes së policisë ndaj protestuesve.

Published inNews Shqip