Skip to content

Paralajmërim për mot të ashpër, stuhitë e fuqishme pritet të godasin Shqipërinë në këtë datë

Pas disa ditësh me temperatura përvëluese, moti në Shqipëri pritet të ndryshojë ndjeshëm në fundjavë. Sipas meteorologes Tanja Porja, dita e premte do të shoqërohet me stuhi të fuqishme, të shkurtra në kohë, por me intensitet të lartë.

Ajo bën të ditur se reshjet me karakter stuhish do të prekin pothuajse të gjithë territorin e vendit, ndërsa zonat qendrore dhe juglindore konsiderohen më të ekspozuara ndaj fenomeneve më intensive.

Sipas Porjës, këto stuhi janë të vështira për t’u parashikuar me saktësi, pasi krijohen nga qeliza atmosferike që zhvillohen shpejt mbi zona të caktuara, duke sjellë në pak minuta reshje të dendura dhe erëra të forta.

Ndër qytetet dhe zonat që mund të preken më shumë përmenden Fushë-Kruja, Tirana, Durrësi, Elbasani, Librazhdi, Pogradeci, Korça, Erseka, Devolli, si dhe Përmeti e Gjirokastra.

Meteorologia thekson se, megjithëse stuhitë pritet të zgjasin vetëm 20 deri në 40 minuta, ato mund të prodhojnë sasi të mëdha reshjesh dhe erëra me shpejtësi të lartë, ndaj qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes gjatë kësaj periudhe.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *