Këngëtari Labinot Tahiri ka emocionuar ndjekësit me një gjest human në kujtim të artistit të ndjerë Shpat Kasapi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se do të mbështesë financiarisht djalin e vogël të Shpatit, Roelin.
Tahiri ka njoftuar se, duke filluar nga ky sezon, nga çdo mbrëmje muzikore dhe dasmë ku do të performojë, do të ndajë 150 euro për Roelin, të cilat do t’i dërgohen nënës së tij, Selvijes, për nevojat dhe mirëqenien e djalit.
Sipas këngëtarit, vetëm për këtë sezon ai ka të planifikuara rreth 50 angazhime muzikore, çka do të thotë se ndihma do të arrijë një shumë të konsiderueshme.
Në mesazhin e tij, Labinot Tahiri u është drejtuar edhe familjarëve të Shpat Kasapit, duke i siguruar se nuk do të mbeten vetëm në aspektin financiar. Ai ka bërë të ditur se këtë zotim ua kishte shprehur më herët edhe Big Mamës dhe mikut të ngushtë të Shpatit, Xenit.
Në fund, këngëtari u ka bërë thirrje edhe kolegëve të estradës që, sipas mundësive të tyre, të kontribuojnë dhe të mbështesin djalin e artistit të ndjerë.


Be First to Comment