Pas më shumë se dy dekadash, plazhi i Kakomesë mirëpret pushuesit e parë
Vetëm pak ditë pas protestës së zhvilluar në Kakome, ku banorë dhe pronarë tokash kundërshtuan kufizimin e aksesit në zonë, plazhi ka nisur të frekuentohet nga vizitorët e parë.
Gjatë fundjavës, dhjetëra familje dhe pushues nga zona të ndryshme të vendit iu drejtuan Kakomesë për të kaluar kohë pranë detit, duke shënuar një moment simbolik për hapjen e sezonit veror në një nga gjiret më të bukura të jugut të Shqipërisë.
Protesta e mbajtur disa ditë më parë ngjalli interes të madh publik, pasi pjesëmarrësit kërkuan rikthimin e aksesit të lirë në plazh, duke pretenduar se zona kishte qenë e kufizuar për qytetarët për rreth 22 vjet.
Pas largimit të pengesave, plazhi ka nisur të vizitohet sërish nga pushues të shumtë, të cilët po shfrytëzojnë mundësinë për të kaluar ditët e verës në këtë destinacion të njohur bregdetar.


Be First to Comment