Skip to content

Pas 35 ditësh presioni për dorëheqje, Edi Rama pritet të japë përgjigjen këtë të hënë

Rama reagon ndaj protestave me vargjet e Dritëro Agollit: “Kundërshtarëve të mi”

Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën me një mesazh drejtuar kritikëve dhe kundërshtarëve të tij politikë, duke zgjedhur vargjet e poetit Dritëro Agolli për të shprehur qëndrimin e tij.

Reagimi i Ramës vjen në një kohë kur në vend po zhvillohet protesta e 37-të radhazi kundër qeverisë së tij. Prej 31 majit, mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, duke propozuar edhe krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor për përgatitjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Protestat, të shoqëruara në disa raste me incidente të izoluara, kanë pasur në qendër kërkesën për largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit. Megjithatë, Rama ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen dhe se do të vijojë mandatin e marrë nga mbështetja e mbi 800 mijë shqiptarëve në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri ka publikuar vargjet e Dritëro Agollit me titull “Kundërshtarëve të mi”, të shkruara në vitin 1994, duke i cilësuar ato si ende aktuale.

“Mirëmëngjes dhe me këtë vjershë të bukur aktuale të Dritëroit, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama krahas publikimit.

Ky është një tjetër reagim i kryeministrit ndaj zërave kritikë dhe protestave të zhvilluara kundër tij.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *