Ambasada Amerikane reagon për protestat në Tiranë: Thirrje për qetësi dhe shmangie të dhunës
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar për situatën e krijuar nga protestat në kryeqytet, duke u bërë thirrje qytetarëve që të demonstrojnë në mënyrë paqësore.
Në deklaratën e saj, ambasada thekson se dhuna, lëndimi i personave dhe dëmtimi i pronës nuk janë forma të angazhimit qytetar.
Përmes këtij reagimi, SHBA-ja u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë pa akte të dhunshme, ndërsa kërkon vetëpërmbajtje dhe qetësi nga të gjitha palët.
“Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.
Reagimi vjen në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë të mbajnë në vëmendje zhvillimet politike dhe situatën e sigurisë në vend.
