Skip to content

Pas vdekjes së avokatit Sajmir Visha, vëmendje merr edhe ish-bashkëshortja e tij: Çfarë po bën ajo sot?

Pas vdekjes së avokatit Sajmir Vishaj, ish-bashkëshortja Silvana Ruka nuk ka reaguar publikisht, ndërsa nga rrjetet sociale janë zhdukur edhe fotografitë e tyre të përbashkëta.

Ndarja e çiftit ishte bërë zyrtare prej kohësh, ndërsa divorci dhe deklaratat e mëparshme të Vishajt për fundin e martesës kishin tërhequr vëmendje publike.

Avokati kishte pretenduar se ish-bashkëshortja ishte larguar prej tij në periudhën kur ai po përballej me një sëmundje të rëndë. Pas divorcit, Silvana Ruka kishte rikthyer mbiemrin e saj të vajzërisë.

Pas ndarjes nga jeta të Vishajt, ajo ka zgjedhur të mos bëjë asnjë reagim publik, duke mos publikuar mesazh lamtumire apo dedikim për babain e fëmijëve të saj.

Mungesa e një reagimi dhe ndryshimet në profilet e saj sociale kanë rikthyer në vëmendje historinë e marrëdhënies së tyre, e cila kishte përfunduar pas disa dekadash së bashku.

Published inNews Shqip