Skip to content

Pas vendimit të Hagës për katër ish-krerët e UÇK-së, ja çfarë pritet të ndodhë më tej

Gjykata Speciale shpall dënimet për katër ish-krerët e UÇK-së

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur vendimin e shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Sipas vendimit, të katër të akuzuarit janë shpallur penalisht përgjegjës dhe fajtorë për vepra që lidhen me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë ndalimin e paligjshëm, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Dënimet e shqiptuara nga gjykata janë:

  • Hashim Thaçi – 25 vjet burgim
  • Jakup Krasniqi – 25 vjet burgim
  • Kadri Veseli – 18 vjet burgim
  • Rexhep Selimi – 13 vjet burgim

Në këto dënime llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Vendimi i shpallur është i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë ta apelojnë në instancat përkatëse të Gjykatës Speciale, brenda afateve të përcaktuara.

Gjykata thekson se vendimi lidhet me përgjegjësinë individuale penale të katër personave dhe nuk përbën një gjykim apo përcaktim të fajësisë ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në tërësi.

Published inNews Shqip