Riaktivizohet Bordi i Transparencës për karburantet, qeveria ndërhyn pas rritjes së çmimeve
Qeveria ka marrë vendim për të rikthyer në funksion Bordin e Transparencës për çmimet e karburanteve, pasi nafta ka qëndruar mbi 220 lekë për litër për më shumë se dy javë.
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se riaktivizimi i bordit lidhet me një mekanizëm të miratuar më herët, i cili parashikon uljen e akcizës në rast se çmimi i karburanteve tejkalon pragun e përcaktuar.
Sipas Ibrahimajt, çmimi i naftës ka arritur në rreth 222 lekë për litër, duke bërë që të aktivizohet mekanizmi i parashikuar nga qeveria.
Ministrja sqaroi se ende nuk është përcaktuar se sa do të zgjasë funksionimi i bordit, ndërsa theksoi se tregu i karburanteve do të monitorohet në vazhdimësi.
