Bekim Jashari reagon pas aktgjykimit në Hagë: “Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”
Bekim Jashari, djali i heroit të kombit Hamëz Jashari, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Jashari ka zgjedhur rrjetet sociale për të përcjellë mesazhin e tij, duke publikuar në Instagram një fotografi kushtuar UÇK-së.
Në imazhin e publikuar prej tij shkruhet:
“Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.
Reagimi i Bekim Jasharit vjen pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nga Gjykata Speciale në Hagë.
