Skip to content

Përvëlohet Kosova këtë fundjavë, temperaturat arrijnë deri në 38°C

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), vendi do të përballet me temperatura të larta gjatë fundjavës, me termometrat që të shtunën mund të shënojnë deri në 38 gradë Celsius.

 

Të shtunën, temperaturat maksimale pritet të variojnë nga 32 deri në 38°C, ndërsa ato minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°C.

 

Edhe e diela do të karakterizohet nga mot i nxehtë, megjithëse temperaturat do të jenë pak më të ulëta. Maksimumet pritet të arrijnë nga 29 deri në 34°C, ndërsa temperaturat minimale do të luhaten nga 11 deri në 16°C.

 

Për shkak të vapës dhe rrezatimit të fortë diellor, IHMK këshillon qytetarët të tregojnë kujdes dhe të përdorin masa mbrojtëse gjatë orëve kur rrezet e diellit janë më intensive.

Published inNews Shqip