Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Kamzës, duke shkaktuar shqetësim tek banorët.
Sipas informacioneve paraprake, një grua ka mbetur e plagosur në rrethana që dyshohet të kenë qenë aksidentale, ndërsa ndodhej në banesë së bashku me bashkëshortin.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në momentin kur bashkëshorti po pastronte një armë gjahu, konkretisht një çifte. Gjatë këtij procesi, arma është shkrepur në mënyrë të paqëllimshme, duke e plagosur gruan.
Menjëherë pas incidentit, e plagosura është dërguar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Deri më tani nuk ka informacione të sakta mbi gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.