Oliger Torba emërohet në krye të Policisë së Tiranës
Oliger Torba është emëruar drejtues i Policisë së Tiranës, duke marrë zyrtarisht drejtimin e strukturës kryesore të policisë në kryeqytet.
Prej muajit prill, Torba ka mbajtur detyrën e zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit.
Më herët, Oliger Torba ka shërbyer edhe si zëvendësdrejtor i Policisë së Fierit.

