Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja lidhur me thyerjen e një bankomati në qendër të Tiranës, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, gjatë protestave të ditëve të fundit.
Sipas njoftimit zyrtar, për ngjarjen dyshohet se është përfshirë një 15-vjeçar, i cili dyshohet se ka tentuar të vjedhë bankomatin në bashkëpunim me persona të tjerë.
Pas veprimeve hetimore dhe operative, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Pronës kanë bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e të miturit.
Ngjarja ka ndodhur më 15 tetor 2026, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin dhe ndalimin e personave të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në këtë rast.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
