Skip to content

Prokuroria zbardh detajet e vrasjes në Prizren: Gruaja dyshohet se u vra pas dhunës fizike

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një grua dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, B.D.

Sipas të dhënave fillestare të hetimit, i dyshuari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar vdekjen. Prokuroria e ka cilësuar rastin si dhunë brenda familjes.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë dalë prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, ekipet e krim-teknikës dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

I dyshuari B.D. është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit të shtetit, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja e rëndë”.

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Published inNews Shqip