Skip to content

Pronari i hotelit humb jetën pasi bie nga tarraca!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Gjirokastër, ku bashkëpronari i një hoteli ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga tarraca e objektit.

Sipas informacioneve paraprake, 60-vjeçari Krenar Stroka ndodhej në tarracën e hotelit “Olimpik”, kur ka rënë nga një lartësi rreth 15 metrash.

Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit në gjendje kritike, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një aksident fatal.

#viral #fyp

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *