Skip to content

Protesta në Tiranë për dorëheqjen e Ramës, reagon për herë të parë Gjermania

Deutsche Welle i ka drejtuar sot disa pyetje Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë lidhur me situatën në Shqipëri. Pyetjet ishin nëse qeveria gjermane është në kontakt me protestuesit në Shqipëri, nëse Berlini është në dijeni të kërkesave të tyre, si dhe çfarë pret nga qeveria e Edi Ramës në lidhje me protestat.

Në konferencën për shtyp të qeverisë gjermane, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Martin Giese, deklaroi se protestat përbëjnë një të drejtë të qytetarëve, por theksoi se ato konsiderohen “çështje të brendshme politike” të Shqipërisë.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *