11 persona morën ndihmë mjekësore pas protestës në Tiranë, mes tyre 3 të mitur dhe 3 policë
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka publikuar bilancin e personave që kanë marrë ndihmë mjekësore pas lëndimeve të raportuara gjatë protestës së sotme në Tiranë.
Sipas të dhënave të bëra publike, deri në orën 18:45 janë paraqitur për trajtim gjithsej 11 persona. Prej tyre, 6 janë protestues, përfshirë 3 të mitur, 3 janë punonjës policie, ndërsa 2 të tjerë janë kalimtarë.
Në përditësimin e fundit, QSUT bën me dije se në urgjencë vijojnë të qëndrojnë 2 protestues dhe një efektiv policie. Të tre ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe po kryejnë ekzaminimet e nevojshme mjekësore.
