59 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital pas lëndimeve të pësuara gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë.
Sipas raportimeve, mes të lënduarve janë 34 efektivë policie, 21 protestues dhe 4 kalimtarë të rastit, ku përfshihet edhe një i mitur.
Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje, ndërsa pak minuta më parë është mbyllur tubimi i të rinjve dhe studentëve. Revolta e tyre pritet të vijojë edhe nesër, duke hyrë në ditën e gjashtë të protestave.
