Këngëtari Joz Marku ka reaguar në rrjetet sociale në një moment kur protestat e studentëve në Tiranë po tërheqin vëmendjen e opinionit publik.
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania” ka publikuar në Instagram Story një fotografi, përmes së cilës ka shprehur mbështetjen e tij për studentët.
“MË STUDENTËT ❤️”, shkruan Jozi krahas imazhit artistik ku shfaqet një person me krahë engjëlli dhe kokën e ulur.
Postimi i tij vjen në mes të tensioneve dhe protestave që kanë përfshirë kryeqytetin, ndërsa mbetet një tjetër reagim publik lidhur me zhvillimet e fundit.

